‘’Sot zyrtarizohet bashkëpunimi’’ Këshilltari i Behgjet Pacollit: AKR-ja do të jetë në listë me LDK-në
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit u shpreh në Euronews Albania se negociatat me LDK-në janë në përfundim e sipër.
Ai theksoi se sot pasdite do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes LDK-AKR për të shkuar bashkë në zgjedhje.
“Në fakt negociatat me LDK-në për këtë shkuar bashkë në zgjedhje janë në përfundim e sipër. Unë besoj që sot mund të ketë zyrtarizim të bashkëpunimit, për formën dhe modalitetin sesi do të ndodhë kjo. Besoj se do të bëhet publike në orët e pasdites”, u shpreh ai.
Ai pohoi se AKR-ja do të jetë në listë me LDK-në.
Sa i përket numrit të deputetëve të AKR-së në listën e LDK-së, zoti Zyberaj tha se do të jenë deri në 10.
“Do të jetë deri në 10, por nuk është definitive se kemi kohë deri në 5 ditë për të dorëzuar listat për kandidat për deputet”, pohoi ai.
Për kandidaturën e Pacollit si presidenti, ai tregoi se deri më tani nuk është bërë asnjë diskutim me LDK-në.
“Nuk është diskutuar ajo. Çështja e zgjedhjes së presidentit nuk duhet të jetë problem I një subjekti politik, por i të gjithë subjekteve politike”, përfundoi ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta