SpaceX lëshon në hapësirë një anije kozmike të ushtrisë amerikane

29 Dhjetor 2023 | 10:39

Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjten për të transportuar dronin sekret X-37B të ushtrisë amerikane në një mision kërkimor.

Pas javësh vonesë, raketa u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 20:07, sipas kohës lokale, dhe nisja e raketës u transmetua drejtpërdrejt në ueb-faqen e kompanisë SpaceX.

Është e paqartë se ku është nisur anija kozmike pa ekuipazh, që funksionon në mënyrë autonome. Kjo anije është nisur në misionin e saj të shtatë.

Pentagoni ka dhënë pak informacione për dronin hapësinor dhe për misionin e tij, që fillimisht ishte paraparë të niste më 7 dhjetor. Ndërkaq, SpaceX vetëm ka përmendur emrin e misionit të koduar nga Pentagoni – USSF-52 – në deklaratën e lëshuar për këtë mision.

“Falcon Heavy ka lansuar misionin USSF-52 në orbitë”, tha SpaceX.

Më herët, Petagoni ka thënë se misioni i shtatë i tij X-37B do të synonte “disa eksperimente”.

“Këto testime përfshijnë operimin e avionit hapësinor në zona të reja orbitale, eksperimentimin me teknologjitë e reja për të kuptuar më mirë hapësirën dhe hetimin e efekteve të rrezatimit në materialet e ofruara nga NASA”, kishte deklaruar muajin e kaluar Departamenti amerikan i Zyrës për Aftësi të Shpejta të Forcave Ajrore.

Sa i përket dronit hapësinor të lëshuar, autoritetet kanë thënë se ai ka madhësinë e një autobusi të vogël dhe duket si një mini-version i anijeve hapësinore që u larguan nga përdorimi më 2011. Në misionet e kaluara, X-37B ka kryer testime për NASA-n lidhur me ndikimin që ka rrezatimi ndaj farave dhe materialeve të tjera.

Lëshimi i anijes nga Falcon Heavy vjen dy javë pasi Kina dërgoi në hapësirë një avion hapësinor robotik, të quajtur Shenlong. Sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua, kjo anije kozmike do të qëndrojë në orbitë “për një periudhë kohore” dhe do të kryejë eksperimente të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026