Spahiu: Kërkesa e Ramës për Specialen, ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës

14 Tetor 2022 | 12:05

Politologu Nexhmedin Spahiu thotë se fjalimi i kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ishte patriotik dhe kishte gjëra pozitive.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu deklaroi se fjalimi pati edhe anë negative, ku nënvizoi kërkesën e Ramës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

“Kishte disa gjëra pozitive. Së pari, kërkesa që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, është pozitive për Kosovën. E dyta, ishte që në prononcimin anglisht e shqiptonte Kosova. Nga politikanët e Kosovës, e bën vetëm Albin Kurti dhe ish-presidenti Rugova, tregon një patriotizëm në këtë rast.

Tjetër gjë ishte përmendja e kombit kosovar, në kontekst me Ukrainën dhe në mënyrë eksplicite, Kosova si komb. Por ajo çfarë ishte negative, ishte një fjalim tepër i gjatë, që është dhunues për audiencën, është përçmues për audiencën. Sa i përket kërkesës për zhbërjen e Gjykatës Speciale, mendoj se është përzierje në punët e brendshme të Kosovës.”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026