Spahiu: Pse shtetasit kosovarë duhet të marrin pasaportë shqiptare

17 Tetor 2022 | 22:51

Juristi Kreshnik Spahiu, është shprehur se qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut duhet të pajisen me pasaportë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu theksoi se nëse liberalizohen vizat për Kosovën dhe Shqipëria duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e saj.

“Kam paraqitur një projekt për qytetarët shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoni që të marrin pasaportën shqiptare. Atëherë BE bëri shumë presion. Tani nëse liberalizohen vizat për Kosovën automatikisht Shqipëria duhet të liberalizojë dhënien e pasaportës, qoftë dhe pasaportës së artë, të cilët kanë pasaportën e Kosovës”- tha ai.

Mw tej ai theksoi se: Çdo qytetar nga Kosova që investon dhe ka një shtëpi në Shqipëri nuk përbën sens që mos të ketë një pasaportë të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026