67 tendera nën hetim nga SPAK, 5 prej tyre në gjykim

13 Tetor 2021 | 16:19

Skandali me tenderat, si ai për uniformat e policisë, tenderi në Lushnjë që çoi pas hekurave kryebashkiakun Fatos Tushe apo tenderi në Radio Televizionin Shqiptar, janë vetëm maja e ajsbergut.

SPAK ka regjistruar gjatë këtij viti 72 procedime penale për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Vetëm 5 prej tyre janë dërguar për gjykim ndërsa për 67 tendera të tjerë vijojnë hetimet.

“Lufta kundër abuzuesve të fondeve publike është në prioritetin tonë”,  theksonte Kraja.

Për shkak të ligjit tenderat që po hetohen nuk bëhen publik. Për hetimet mbi tenderat me probleme SPAK vihet në lëvizje nga kallëzimet direkte të kompanive, raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit apo hetime me iniciativë dhe referime të policisë.

Shkelja e barazisë në tendera apo ankande publike në bazë të Kodit Penal dënohet me burgim deri në tre vjet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026