SPAK ende pa zë dhe transparencë edhe 1 vit pas krijimit

13 Nëntor 2020 | 15:27

11 muaj nga ngritja e SPAK, institucioni kyç i reformës në drejtësi ende nuk ka një koordinator për informimin. Sipas të dhënave, Prokuroria Speciale ende nuk ka hapur këtë procedure duke lënë pas dore informimin dhe transparencën me median dhe publikun.

Në SPAK thuhet se po hetohen disa dosje. Disa të tjera janë pushuar por se çfarë ndodh vërtetë në selinë e Prokurorisë Speciale askush nuk e di me saktësi, fillimisht media e më pas publiku.

Ndonëse në ligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar flitet qartë në nenet 17 dhe 24 për rolin e koordinatorit për marrëdhëniet me mediat, SPAK ende nuk ka hapur procedurën për zgjedhjen e këtij punonjësi.

Ndryshe ndodh me Gjykatën e Posaçme pasi ky institucion ka gjyqtaren Saida Dollani të ngarkuar për komunikimin me mediat dhe informimin publik. Në faqen online të SPAK ka edhe një dritare për programin e transparencës por vetëm si figurë pasi rubrika kërkesë për informacion nuk është e aksesueshme.

Shqipëri mungesa e transparencës vihet re në pjesën dërrmuese të institucioneve publike por kjo po ndodh edhe në institucionin më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026