SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Armand dhe Gerti Markut

14 Korrik 2021 | 10:17

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Armand dhe Gerti Markut të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Pasuritë që u janë sekuestruar si atyre, si familjarëve të tyre, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, dyshohet se janë siguruar nga aktiviteti kriminal.

Armand Marku është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi gjykata e Milanos e ka dënuar në vitin 2017 për trafik narkotikësh dhe bashkëpunëtor në krim.

Ndërkaq, Gerti Marku njohur dhe si Ledio Hallkokondi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2019 ku dhe është lëshuar një urdhër arresti për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Kushtet për të sekuestruar pasuritë e tyre dhe të familjarëve plotësohen duke qenë se ka dyshime të arsyeshme për pjesëmarrje të këtyre personave në veprimtari kriminale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026