SPAK kërkon shtyrjen me tre muaj të hetimeve për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji

12 Tetor 2020 | 09:57

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoja.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata.

Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshur si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë, krahas plagosjes se prokurorit, mbeti i vdekur Andi Maloku shoferi i tij si dhe u plagos edhe shtetasi Aleksandër Laho i njohur me pseudonimin “Rrumi”.

 

Lexoni gjithashtu:

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, SPAK çon në pranga Ariol Halilajn

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026