SPAK nuk pati ndikimin që pritej te reforma në drejtësi, thotë juristi Hoxha

23 Qershor 2021 | 18:07

Juristi, Arbër Hoxha tha për Euronews Albania se pritej që SPAK të kishte ndikim te reforma në drejtësi por sipas tij, asgjë e dukshme nuk ka ndodhur.

Avokati cilësoi si të rëndësishëm çfarëdolloj progresi sado i vogël qoftë ai duke sjellë në vëmendje se zhvillimi i ngadaltë është më mirë se kur nuk ka zhvillim fare, ndërsa theksoi se qytetet si Tirana dhe Durrësi po e ndjejnë më shumë vonesën e reformës në drejtësi.

“Më mirë të vuajmë dhe pak, ashtu siç kemi vuajtur dhe të marrim në fund të ditës drejtësi, sesa të marrim një drejtësi të shpejtë por jo efektive. Ky është guri i themelit i reformës në drejtësi”, – u shpreh Hoxha.

Në optikën e juristit ndër zgjidhjet me optimale për situatën do ishte pranimi i më shumë kandidatëve në shkollën e magjistraturës, sepse do të ishin elementët e rinj që do të nisnin punë në shkallën e parë e nuk do të kishte të tilla vonesa. Sipas tij, alternativa tjetër mund të ishte dhe një organizim i brendshëm i gjyqtarëve aktual.

Askush nuk e thotë, por Gjykata e Lartë ka filluar të funksionojë, tha Hoxha, ndërsa shprehu dhe shqetësimin për kthimin e drejtësisë në statistikë.

Sipas tij, drejtësia duhet të jetë reale dhe të fokusohet në çështje vërtetë të rëndësishme për mbarëvajtjen e saj, ndërsa besimi i qytetarëve të drejtësia duhet të restaurohet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026