SPAK përfundon hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Talo Çelën dhe bashkëpunëtorët e tij dhe çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Talo Çela bashkë me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Didën akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiajt, si dhe vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të ndodhura në Durrës në vitin 2019 brenda një harku kohor prej dy javësh.
Një tjetër akuzë që rëndon ndaj Talo Çelës, i cili bashkë me Dumanin konsiderohen krijuesit e grupit të strukturuar kriminal, është ajo e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Irfan Hazizit.
Talo Çela është personi më i kërkuar aktualisht nga policia dhe së bashku me Nuredin Dumanin prej 2 vitesh janë në arrati.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta