SPAK tërhiqet nga konfiskimi i resortit të Altin Hajrit, pasuria e parë e sekuestruar nga OFL
SPAK tërhiqet nga konfiskimi i “Golden Resort në Shijak, i sekuestruar gjatë Operacionit Forca e Ligjit. Resorti në Shijak është në emër të Altin Hajrit, një nga të dyshuarit si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës.
GJKKO kishte rrëzuar më parë kërkesën për konfiskim, ndërsa Apeli ka pushuar çështjen pasi SPAK hoqi dorë nga ankimi.
Operacioni Forca e Ligjit vendosi sekuestro ndaj “Golden Resort” rreth 7 muaj më parë pasi Hajrat u dyshuan për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar ndaj tyre.
Sipas policisë, në këtë kompleks u dërgua i vdekur edhe pengu Jan Prenga, i cili u rrëmbye për llogari të 2 grupeve të tjera kriminale.
Jan Prenga u mor peng me 17 janar të vitit të kaluar në qytetin e Kamzës, por më 28 janar të 2020 policia konfirmoi vdekjen e tij nga humbja e gjakut dhe torturat.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta