SPAK thërret Petro Koçin për të dëshmuar, denoncoi përfshirjen e krimit në tenderët e Fierit
Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi denoncoi pak ditë më parë në Euronews Albania se bota e krimit po përfiton tenderë publikë në këtë qark.
Nisur nga kjo deklaratë e deputetit të zgjedhur i Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe kreu i kësaj partie në Fier, SPAK pritet të thirrasë z. Koçi për të dhënë dëshmi mbi të dhënat që ka dijeni.
Gjatë intervistës, z. Koçi tha se Fieri ka një botë krimi që është konsoliduar ndër vite dhe tashmë kanë nisur të legalizojnë biznese në ndërtim ku pastrojnë paratë e drogës.
Zv.ministri nuk dha emra konkretë, por theksoi se dihen emrat e “subjekteve të ndryshme që kanë lidhje me protagonistë të botës së krimit që përfitojnë tenderë publikë”.
Z. Koçi nënvizoi se “protagonizimi i SPAK-ut ka filluar të ndikojë në opinionin publik duke rritur optimizimin” dhe i bëri thirrje organet ligj zbatuese se nuk duhet të lejojnë që qyteti i Fierit t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar.
Denoncimi publik i zv.ministrit të Mbrojtjes u bë më 16 korrik, 10 ditë pasi SPAK arrestoi kreun e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe bashkë me disa zyrtarë të tjerë për abuzime me tenderët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta