SPAK kërkon konfiskimin e mbi 3.4 milionë euro të dy vëllezërve Vladi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfiskimin e pasurisë për dy vëllezërit Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.
Kërkesa vjen pasi SPAK thotë se ka përfunduar verifikimet pasurore “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
SPAK thotë se ka kërkuar konfiskimin e vlerave monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zvicerane si dhe për një godinë 2-katëshe në njësinë numër 11 në Tiranë si dhe një sipërfaqe toke në Gjirin e Lalzit.
Dy vëllezërit Vladi konsiderohen si dy personat kryesor që kanë organizuar transportimin e vlerave të parave që janë kërkuar për t’u konfiskuar duke i fshehur në dy makina “Toyota Yaris”.
Dy automjetet u bllokuan në Portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 pasi lideri i opozitës, Lulzim Basha paralajmëroi se po kryhej transportimi i një shumë të madhe parash duke akuzuar si të përfshirë kreun e grupit të PS, Taulant Balla.
Pronat që SPAK ka kërkuar të konfiskohen:
Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zvicerane.
Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë.
Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës.
Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durres.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta