SPAK-u vijon hetimet për dëmet e tërmetit në Durrës
Edhe Prokuroria e Posaçme po heton për pasojat e tërmetit. Konfirmimi vjen për Euronews Albania nga avokati Baftjar Rusi, i cili është përfaqësuesi ligjor familjeve të pallateve të dëmtuara në lagjen nr.5 në Durrës.
Krahas prokurorive në rrethe edhe SPAK po heton për përgjegjësit e dëmeve të tërmetit një vit më parë. Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një prej kallëzimeve të banorëve të lagjes nr. 5 në Durrës, pallatet e të cilëve pësuan dëmtime në strukturë.
“Ne kemi bërë tre kallëzime në SPAK, një e ka mbajtur SPAK-u, dy ka bërë kompetent Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Për kallëzimet e banorëve të pallateve që un përfaqësoj, mund të them që janë shumë të detajuara mbi element të veprave penale që janë konsumuar që nga firmat apo bashkia Durrës”, tha avokati, Baftjar Rusi.
Banorët e kësaj lagjeje akuzojnë drejtuesit e bashkisë , mes tyre edhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako që sipas tyre përmes marrjes së ryshfetit, kanë lejuar që pallati të ndërtohej me 14 kate, nga 10 që kishte të parashikuar leja. Avokati Rusi thotë se banorët që ai përfaqëson vijojnë të vuajnë pasojat edhe sot një vit pas fatkeqësisë.
“Janë në mjerim, u është ndërprerë bonusi, nuk mund të futen në pallate. Ti thuash futu kur thuhet që duhet të kryhet 40-50 % e rikonstruksionit dhe te një pallat që është i zhytur dhe i spostuar, do të thotë që atyre banorëve t’ua blesh vdekjen edhe të futen me detyrim”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta
115 milionë euro ndihmë, ambasadorët e SHBA dhe BE: Po ndjekim procesin e rindërtimit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta