SPAK zbulon autorët e vendosjes së tritolit ndaj hotelit të Ervin Matës

28 Maj 2024 | 10:35

Prokuroria kundë Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur në Tiranë në vitin 2020, ku në ambientet e hotel “Victoria”, në pronësi të babait të Ervin Matës, u vendos një sasi lënde plasëse.

Zbardhja e kësaj ngjarjeje erdhi gjatë hetimeve që SPAK kreu ndaj Ramazan Rrajës dhe përfshirjes së tij në atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoj dhe Aleksandër Lahos, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Nga hetimet u zbulua se organizatorët e hedhjes së lëndës plasëse, janë Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecaj.

Rraja është personi që siguruar një automjet në Durrës dhe më pas ia ka dhënë një të afërmi të cilin e ka urdhëruar të hedhi lëndën plasëse në hotelin në Tiranë.

Në njoftimin e SPAK nuk sqarohen motivet e kësaj ngjarjeje.

“Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026