Spalletti këmbëngul për Tonalin, Juventus i ofron Newcastle Jonathan David
Merkato e kryer gjatë verës nuk i përmbushi kërkesat e Juventusit dhe kjo gjë vihet re nga ndeshja në ndeshje, ku skuadra shfaq probleme, madje duke detyruar trajnerin Spalletti të kryejë rotacion, sidomos në mesfushë.
Për këtë arsye zonja është vënë në kërkim të një lojtari polivalent, që të mbajë ekipin përpara dhe të jetë lart në aspektin fizik. Për të gjetur një të tillë nuk i duhet të kërkojë larg, por brenda ekipit kombëtar, e bëhet fjalë për Sandro Tonalin.
Futbollisti i Newcastle mbetet dëshira kryesore e teknikut Spalletti me këtë të fundit që ika njoftuar drejtuesit se ai është i duhuri. Juventus nuk e bëri dy fjalën e teknikut duke nisur bisedimet me Newcastle, por për të afruar në ekip 25-vjeçarin, duhet që në arkat e klubit të qymyrxhinjve të derdhen plot 85 milionë euro, një vlerë e papërballueshme për një skuadër italiane.
Ideja e drejtuesve është që të ulin disi vlerën e futbollistit të kombëtares axurre, e për këtë drejtuesit e bardhezinjve kanë vendosur të ofrojnë sulmuesin kanadez Jonathan David, që e afruan në verë. Ai vlen diku te 20 milionë euro, por që do të ndikonte sadopak në uljen e pagesës që do të bëhet për Tonalin.
Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit