Spanja arreston një person, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së

23 Dhjetor 2022 | 18:56

Policia në Spanjë më 23 dhjetor arrestoi një person që gjendej në listën prej 10 personave më të kërkuar nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), për një sërë akuzash për trafikim të njerëzve dhe pornografi.

I arrestuari, një 40-vjeçar nga Zelanda e Re, u arrestua pasi u gjet në një hotel në qendër të Madridit, ku po qëndronte me një emër të rremë për t’iu shmangur autoriteteve, tha policia.

Edhe pse i arrestuari është identifikuar vetëm me inicialet MJP, burimet kanë konfirmuar se ai është Michael James Fratt, që gjendet në listën e personave më të kërkuar nga FBI-ja, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Informacionet për të dhe fotografia e tij gjenden në ueb-faqen e FBI-së – që tashmë është përditësuar me informacionin se ai është kapur – dhe sipas autoriteteve amerikane, ueb-faqet e tij pornografike kishin gjeneruar mbi 17 milionë dollarë të ardhura. FBI-ja kishte ofruar 100.000 dollarë shpërblim për informacionet që do të çonin në arrestimin e tij.

Ai ishte arrestuar në SHBA dhe ishte dënuar me dënim të përjetshëm për pornografi të fëmijëve, shfrytëzim seksual, sulm seksual dhe të ardhura të paligjshme. Por, ai arriti të arratisej dhe në nëntor të vitit 2019, autoritetet lëshuan një urdhër-arrest për të.

Policia spanjolle tha se hetuesit amerikanë për një kohë të gjatë kishin dyshuar se ai gjendej në Spanjë, por autoritetet spanjolle fillimisht kishin përqendruar kërkimin e tyre për të dyshuarin në Barcelonë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026