Spanja/Fushatë për gratë mbipeshë dhe steteotipet për dukjen në plazh
Qeveria e Spanjës ka lancuar fushatën më të fundit e cila ka në qendër gruan. Mesazhi u referohet grave që nuk ndihen mirë për trupin e tyre kur veshin rroba banjo.
Ministria e Barazisë, në qeverinë Spanjolle e nisi fushatën verore vetëm pak ditë më parë, duke inkurajuar gratë të refuzojnë stereotipet dhe dhunën estetike, një referencë ndaj presionit social që shumë gra ndiejnë për t’u përshtatur me idealet e bukurisë.

Posteri që reklamon fushatën paraqet gra të moshave, përmasave dhe ngjyrave të ndryshme të lëkurës me kostume banje në një plazh.

Slogani i fushatës është: “Vera na takon edhe neve”. Në një postim në Twitter, Ministrja e Barazisë, Irene Montero, tha: “Të gjithë trupat janë të vlefshëm dhe ne kemi të drejtë të shijojmë jetën ashtu siç jemi, pa faj apo turp”.
Kreu i Institutit të Grave në Spanjë tha se stereotipet gjinore janë në rrënjë të diskriminimit të bazuar në pamjen fizike.
“Pritjet janë projektuar për gratë se si duhet të duken”, tha Antonia Morillas për agjencinë shtetërore të lajmeve Efe. “Kjo nuk ndikon vetëm në vetëvlerësimin tonë, por gjithashtu heq të drejtat dhe kufijtë tanë se si sillemi dhe nëse gëzojmë hapësirat publike.”

Qeveria e Spanjës, e cila erdhi në pushtet katër vjet më parë, i ka bërë të drejtat e grave një nga flamujt e saj politik. Kabineti ka 14 gra dhe tetë burra në poste ministrore.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë