Spanja mungoi në Eurovision, kryeministri Sanchez: Nuk heshtim ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza e Liban
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, mbrojti vendimin e Spanjës për të mos marrë pjesë në edicionin e këtij viti duke thënë se Spanja nuk mund të heshtë ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza dhe Liban.
Pedro Sanchez, në një videomesazh të ndarë në platformën amerikane të mediave sociale X, tha se mungesa e Spanjës në garë pasqyron angazhimin e saj ndaj të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar.
“Ky vit do të jetë ndryshe”, tha Sanchez, duke kujtuar vendimin e transmetuesit publik spanjoll RTVE për të mos marrë pjesë, duke e përshkruar atë si “të qëndrueshëm dhe të domosdoshëm: për t’u ngritur kundër padrejtësisë”.
“Kjo është arsyeja pse Spanja nuk po merr pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision, sepse angazhimi ynë ndaj të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar shprehet edhe përmes kulturës”, tha ai.
Kryeministri e krahasoi këtë veprim me përjashtimin e Rusisë nga gara pas luftës së saj në Ukrainë.
“Kur Rusia pushtoi Ukrainën, asaj iu ndalua pjesëmarrja në garë dhe Spanja e mbështeti atë vendim. Këto parime duhet të zbatohen edhe kur flasim për Izraelin”, tha ai. “Nuk mund të ketë standarde të dyfishta.”
Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:35 Aleatët e Gjirit skeptikë rreth marrëveshjes me Iranin, Rubio bisedime me zyrtarë të lartë në Lindjen e Mesme
- 12:16 Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
- 12:11 Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
- 12:08 U sulmua një javë më parë nga peshkaqeni në plazhin e Sidneit, zgjohet nga koma 34-vjeçarja
- 12:05 Çmimi i naftës bie nën 76 dollarë për fuçi, nën nivelin e para luftës në Iran
- 11:51 Kryenegociatori Ghalibaf: Irani është gati për marrëveshje sigurie me fqinjët islamikë