Spanja nxit të rinjtë të largohen nga shtëpitë e prindërve
Qeveria spanjolle do të paguajë 250 euro në muaj për të rinjtë që duan të jetojnë vetëm.
Mundësia vjen për ata persona që kanë pak të ardhura dhe nuk shkëputen dot nga shtëpia e prindërve.
Ministri i Strehimit, Raquel Sanchez tha në një konferencë për shtyp pas mbledhjes javore të kabinetit se duke filluar nga ky muaj, spanjollët nën moshën 35 vjeç dhe me të ardhura vjetore nën 24.318 euro mund të kërkojnë subvencionimin mujor për të marrë me qira një apartament për dy vjet.
Në Evropë, Spanja ka përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë me prindërit. Ky numër lidhet me papunësinë. 29% e njerëzve nën 25 vjeç nuk punojnë.
Sipas qeverisë spanjolle ky subvencion mund të ndikojë në rritjen e çmimit të qirave dhe përsëri do jetë e vështirë për të rinjtë që të largohen nga shtëpitë e prindërve.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta