Spanja rihap ambasadën në Teheran

13 Prill 2026 | 14:45

Ambasada e Spanjës në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, pas luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, është rihapur.

Agjencitë iraniane të lajmeve raportuan se ambasada rifilloi punën e saj më 13 prill, për të mbështetur “ndërmjetësimin” pas një armëpushimi dyjavor, i cili hyri në fuqi më 8 prill.

Ambasadori spanjoll, i cili mbërriti në Iran një ditë më parë, tha se do të përpiqet “t’i mbështesë përpjekjet për paqe nga të gjitha palët”.

Spanja e ka pozicionuar veten si një nga kritikët kryesorë perëndimorë të SHBA-së dhe Izraelit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Duke folur pas sulmeve izraelite në Liban më 8 prill, ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, tha se ato shkelën armëpushimin dhe ligjin ndërkombëtar.

SHBA-ja, Irani dhe Izraeli nuk ishin dakord nëse armëpushimi zbatohet në Liban, ku Izraeli thotë se ka në shënjestër luftëtarët e Hezbollahut, të mbështetur nga Irani.

Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord më 7 prill për armëpushimin dyjavor, për t’u dhënë të dyja palëve kohë për të negociuar një marrëveshje paqeje.

Megjithatë, bisedimet që u mbajtën në fundjavë në Islamabad, nuk rezultuan të suksesshme.

Për pasojë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ushtria amerikane do të bllokojë gjithë trafikun detar që hyn dhe del nga portet iraniane dhe zonat bregdetare në Gjirin Persik, duke filluar nga 13 prilli në orën 10:00, sipas kohës lindore./ REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026