Spanjë/ Tre turistë vdesin dhe disa plagosen, dallga e fortë i merr me vete
Tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një dallgë shumë e fuqishme i tërhoqi në det në zonën turistike Los Gigantes në Tenerife të Sapanjës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 sipas orës lokale, kur një valë e papritur goditi një pishinë natyrore dhe i rrëzoi viktimat në ujë. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua 55-vjeçare, një burrë 35-vjeçar dhe një tjetër burrë me moshë të pacaktuar.
Një grua tjetër u gjet në arrest kardiak, u rikthye në jetë dhe u transportua me helikopter drejt spitalit në Santa Cruz de Tenerife. Një 39-vjeçare me dëmtime të moderuara u dërgua gjithashtu në spital, ndërsa një tjetër grua mori ndihmë në vendngjarje.
Autoritetet nisën një operacion të madh shpëtimi me helikopterë detarë, ambulanca dhe ekipe policore. Ishujt Kanarie ndodheshin nën paralajmërim për dallgë ekstreme deri në 5 metra, dhe turistët ishin paralajmëruar të shmangnin rreziqet përgjatë vijës bregdetare.
Kryetari i bashkisë Santiago del Teide, Emilio Navarro, tha se viktimat ishin turistë që kishin injoruar kordonët e sigurisë të vendosur nga policia dhe Guardia Civil.
Ngjarja vjen një muaj pasi dallgë të forta shkaktuan vdekjen e tre personave në La Guancha, në Ishujt Kanarie, të cilët u tërhoqën në det gjatë një stuhie baticash. Pesëmbëdhjetë të tjerë u plagosën në katër incidente të ndryshme përgjatë bregdetit të Tenerife-s.
Autoritetet spanjolle kishin paralajmëruar më herët qytetarët dhe turistët për kushtet e rrezikshme, duke i këshilluar të mos ecin në shtigje bregdetare ose të bëjnë foto pranë vijës së detit për shkak të rrezikut të valëve të papritura.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë