Spartak Ngjela: Ka një urrejtje të madhe ndaj gjithë klasës politike, kanë vjedhur 5 mld $
Për ish-ministrin e Drejtësisë dhe avokatin e njohur, Spartak Ngjela revolta e të rinjve për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha vjen pasi janë bashkuar “krimi shtetëror” me “mungesën e perspektivës që ka rinia në Shqipëri”.
“Ka konverguar me një pikë ngjarja me pesimizmin e brendshëm që ka rinia në Shqipëri. Nuk është shumë masive mund të ishte shumë më e madhe. Është gjetur një shkak për të treguar se ne jemi të pashpresë. Ajo që duket se ekziston sot në Shqipëri është pesimizmi i rinisë për të ardhmen rezulton në këto protesta si pasojë e një shkaku që ishte vrasja e një njeriu të pafajshëm se policia nuk mund të qëllojë”, shprehet z. Ngjela.
Sipas avokatit të njohur dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte vonuar duke shtuar se nuk e ka kryer këtë akt fill pas vrasjes me idenë se mund ta kalonte paq këtë situatë.
“Gjendja e u krijua edhe për faktin se ministri i Brendshëm duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë, ky u vonua. Ata e menduan të lehtë”, deklaroi z. Ngjela.
Nga ana tjetër ish-ministri i Drejtësisë nuk e përjashtoi mundësinë që ngjarja të jetë e nxitur për të sjellë trazira në Shqipëri.
“Ende nuk di emrin e policit vrasës, dua të kuptoj nëse është bërë me qëllim për të krijuar destabilizim të Shqipërisë. Mua më duhet emri pasi të di emrin e kuptoj se çfarë po ndodh”, tha ai.
Z. Ngjela bën thirrje që protesta të mos trajtohet me karakter racor nisur nga fakti se shumë prej tyre jetojnë në periferi të Tiranës pasi kjo sipas tij do të hapte “luftë racore” sicc po ndodh në SHBA me njerëzit me ngjyrë.
“Ka një urrejtje të madhe jo vetëm ndaj qeverisë por gjithë klasës politike nuk ka klasë politike më të korruptuar se kjo në botë. E dini se sa u kanë gjetur nëpër offshore? 5 miliardë dollarë”, tregon z. Ngjela.
Ai shpjegoi se niveli i lartë i korrupsionit në Shqipëri ka ardhur për shkak të një marrëveshjeje të heshtur mes politikës dhe drejtësisë.
“Ka pasur një marrëveshje makabër mes politikës dhe drejtësisë, drejtësia kërkonte liri për padrejtësi domethënë të vidhte popullin dhe e lejonte klasën politikë që përmes korrupsionit të vidhte shtetin”, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.
“Këto janë marrëveshje të heshtura nuk janë bërë në tryezë. Ky është një shtet i kalbur, në qoftë se ka drejtësi të pavarur dhe të drejtë nuk ka korrupsion. Revolta tregon mllefin nga varfëria. Kjo është natyra njerëzore, kjo lëvizje është cerebrale. Ata konstatojnë gjendjen nuk arsyetojnë pse jemi në këtë gjendje. Home revolte, ka thënë shkrimtari i madh francez, ky është njeriu i revoltuar nuk diskutohet. E ka nga mllefi i brendshëm nuk ka motiv politik. Është shkëndija e një pakënaqësie të madhe”, ka shtuar Ngjela.
Ndiqni të plotë diskutimin:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta