Specializantët në protestë: Jemi familjarë, të anulohet vendimi për ndërprerjen e kontratave

28 Qershor 2021 | 13:36

Mjekët specializantë kanë protestuar këtë të hënë pranë Fakultetit të Mjekësisë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për ndërprerjen e kontratave.

Sipas tyre, nga ky vendim rreth 800 mjekë mund të mbesin të papunë, dhe kryesisht ata specializantë, të cilët nuk kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe që nuk paguhen gjatë kohës së specializimit.

Sipas avokatit, Adriatik Lapaj i cili ka dalë në mbështetje të specializantëve, Ministria e Shëndetësisë është në shkelje të ligjit, pasi me këta individë duhet të negociohej para vendimit. Prandaj edhe specializantët kërkojnë takim me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë.

Më herët gjatë një njoftimi zyrtar, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit shëndetësor tha se specializantët që janë në marrëdhënie pune të ndërpresin kontratën e punës dhe  të lidhin kontratë të re me Ministrinë e Shëndetësisë.

Vendim për ndërprerjen e kontratave përfshin specializantët në qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026