Specialja për Euronews Albania, mandati përfshin gjykimin e individëve nga Kosova dhe ish-Jugosllavia
Arrestimi dhe aktakuzat e ngritura ndaj ish-udhëheqësve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe ish-Presidentin Hashim Thaci, kanë sjellë reagime të shumta në Kosovë dhe rajon.
Zyra e Prokurorit të Specializuar është pyetur nga Euronews Albania nëse do të hetohen edhe persona nga etni të tjera, të dyshuar se kanë kryer krime lufte në Kosovë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera sipas ligjit të Kosovës, që pretendohet se janë kryer midis janarit 1998 dhe dhjetorit 2000; që ishin kryer ose filluar në Kosovë dhe ku ose autori ose viktima ishte nga Kosova ose Republika Federale e Jugosllavisë së atëhershme,” – thuhet në përgjigjen e Zyrës së Speciales.
Euronews Albania kërkoi sqarime edhe tek Dhomat e Specializuara. Angela Griep, shefe në njësinë për informim në këtë gjykatë, shpjegon se ky institucion kërkon të vihen para drejtësisë, vetëm ata persona që kanë përgjegjësi individuale në kryerjen e krimeve të luftës, dhe nuk do të bëjë përgjegjës asnjë grup etnik, organizatë ose komunitet.
“Kjo do të thotë se mund të gjykohen personat që planifikuan, nxitën, urdhëruan, kryen ose ndihmuan ndryshe në krime lufte ose krime kundër njerëzimit brenda kornizës kohore dhe hapësirës gjeografike të mandatit të gjykatës. Kjo gjithashtu përfshin eprorët të cilët nuk arritën të parandalojnë ose ndëshkojnë autorët që ishin vartësit e tyre,” – shprehet Griep.
Ndërkohë, Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon që nën juridiksion të Gjykatës Speciale të hyjnë krimet me viktima apo autorë të etnive të ndryshme të ish-Jugosllavisë, ku përfshihen shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët, boshnjakët e sllovenët.
Por deri tani ende nuk është njoftuar se objekt hetimi apo aktakuze, përveç ish drejtuesve të UÇK-së, të jetë ndonjë person nga ushtria dhe paramilitarët serbë, apo serbë të Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta