Spektakël në Ligën e Kombeve, RMV, Sllovakia, Skocia dhe Hungaria shkojnë në Europian
Maqedonia e Veriut, Hungaria, Skocia dhe Sllovakia janë katër kombëtaret e fundit që morën biletat për në kampionatin europian, që do të luhet vitin e ardhshëm.
Mbrëmjen e së enjtes u luajtën dhe finalet e sezonit të parë të Ligës së Kombeve, që përcaktuan dhe skuadrat e fundit që do të luajnë në Europianin e vitit 2021. Maqedonia e Veriut për herë të parë do të marrë pjesë në një Kampionat Europian, pasi eliminoi Gjerogjinë në finalen e Ligës D.
Goran Pandev ishte heroi i skuadrës maqedonase, pjesë e së cilës janë dhe disa lojtarë me origjinë shqiptare.
37-vjeçari shënoi golin ndaj Gjeorgjisë, duke vulosur fatin e ndeshjes e duke u dhënë ballkanasve të drejtën për të qenë mes më të mirëve të Europës.
Përmbysje e çmendur në Hungari. Islanda ishte vetëm pak sekonda larg Europianit, pasi deri në minutën e 88-të ishte në avantazh falë golit të Sigurdson, por sekondat e fundit të ndeshjes ishin si një ëndërr e keqe, pasi Hungaria bëri një përmbysje të çmendur e të jashtëzakonshme.
Në Euro2021 do të jetë dhe Skocia dhe Sllovakia, që eliminoi Irlandën e Veriut. Edhe pse kjo e fundit shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes, miqtë realizuan në kohën shtesë golin që vlente kualifikimin.
Serbia nuk ia doli ndaj Skocisë. Edhe pse përfaqësuesja ballkanase evitoi humbjen në kohën e rregullt, duke shënuar pak sekonda para fundit, në goditjen e 11-metërshave skocezët ishin më të saktë, duke i shënuar të pesta penalltitë, ndërsa tek Serbia, Mitroviç nuk realizoi dot 11-metërshin e fundit, duke i djegur mundësinë kombëtares serbe për të qenë në Europian vitin e ardhshëm.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta