Spitalet plot, mjekët e infektuar vijojnë punën. Çfarë po ndodh me Covidin në Kinë
Shumë kinezë u ngazëllyen pasi Pekini njoftoi fundin e karantinës së detyrueshme këtë javë, duke tërhequr në mënyrë efektive perden e viteve të kontrollit të ashpër ndaj koronavirusit, e cilësuar ndryshe si politika “Zero Covid”.
Por ndërsa Kina hapet me botën, rastet e reja vijojnë të rriten. AFP shkruan se sistemi i kujdesit shëndetësor po sforcohet dhe krematoriumet po luftojnë për t’u përballur me fluksin e trupave të vdekur.
Në Spitalin Nankai në Tianjin, rreth 140 kilometra (90 milje) në jugperëndim të kryeqytetit Pekin, u panë një numër i lartë pacientësh, kryesisht të moshuar, të shtrirë në zonat publike të departamentit të urgjencës për shkak të tejkalimit të kapaciteteve.
“Shumica ishin të lidhur me pikat intravenoze, dhe disa dukej se po përjetonin vështirësi në frymëmarrje. Disa të tjerë dukej se ishin të pavetëdijshëm ose nuk reagonin plotësisht”, shkruan AFP.
“Po, të gjithë kanë Covid,” tha një mjek.
“Problemi është se nuk ka shtretër për momentin,” dëgjohej një mjek tjetër duke i thënë kujdestarit të një pacienti.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC) tha javën e kaluar se nuk do të publikonte më një numër zyrtar ditor të vdekjeve nga Covid.
Një mjek në Tianjin tha se dhoma e tij e urgjencës ishte shumë më e ngarkuar se zakonisht “për shkak të shpërthimit të virusit”.
Stafi mjekësor pritet të vazhdojë të punojë megjithëse testimin pozitiv për virusin, shtoi ai.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit