Qendra shëndetësore pa mjek roje, prej vitesh në Maliq nuk ka mjek në turn të dytë dhe të tretë
Banorët e Maliqit prej vitesh vuajnë mungesën e mjekëve në turn të dytë dhe të tretë. Ky problem pranohet dhe nga vet kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu.
“Ne pranojmë një shqetësim të qytetarëve të cilët kërkojnë shërbim me mjek roje në orët e vona të natës”, thotë kryebashkiaku.
Shqetësimi i banorëve ka shkuar ne instancat përkatëse si Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve Shëndetësore. Por deri më sot nuk ka pasur një vendimmarrje që ky shërbim të përmbushet. Drejtoresha e qendrës shëndetësore të Maliqit shprehet se është e pamundur që shërbimi 24 orë të mbulohet me dy mjek te vetëm.
“Ne për momentin jemi thjesht dy mjeke në qendër, që punojmë nga ora 8:00 deri në 14:40, sa është orari zyrtar, domethënë nga e hëna në të shtunë.
Nuk i mbulojmë dot ne turnet e dyta dhe të treta, sepse është pamundësi fizike dhe kohe, është jashtë mundësisë tonë. Shërbimi 24 orë mbulohet vetëm nga infermierët”, thotë Ina Malësija, drejtoresha e qendrës shëndetësore të Maliqit.
Nga ana tjetër, shoferit të ambulancës i duhet të punojë 24 orë pa pushim, por nuk i njihet asnjë orar shtesë.
“Ka një vit e gjysmë që janë bërë kërkesat për shofer tjetër dhe kam kërkuar edhe rritje rroge. Ju kam thënë drejtorëve që kisha më përpara, kam bërë kërkesë në drejtoritë, në ministri dhe asgjë nuk kanë bërë fare”, thotë shoferi i ambulancës, Agim Lipollari.
Kemi shkuar në drejtorinë vendore të shëndetit publik në Korçë, ku pas shqetësimit të ngritur nga Euroneës Albania, drejtori Mikel Llogori shprehet se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje brenda një kohe të shkurtër.
“Nuk kam pasur asnjë shqetësim lidhur me turnet, por megjithatë këta dy mjekë që janë ne jemi të gatshëm që ta kthejmë njërin në turn të dytë për të mbuluar dhe nevojat e pasdites. Sigurisht, vëmendja jonë është maksimale për të gjetur dhe një mjek të tretë”, thotë z. Llogori.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta