Spitali ”turk” në Fier, kosto e ndërtimit përllogaritet deri në 70 mln euro
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot zonën ku do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit, me fonde te qeverise turke. Sipas përfaqësuesve të kompanisë turke kostoja do të shkojë deri në 70 milionë euro.
Për realizimin e këtij investimi do të punësohen deri në 1200 persona, ku rreth 30% e të cilëve do të jenë punonjës shqiptarë.
“Presim që spitali të kushtojë rreth 60-70 milionë euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi. Do përdorim edhe forcën e punës shqiptare, minimumi 20-30% e punonjësve të jenë nga forca e punës shqiptare dhe vëllezërit shqiptarë do na mbështesin për këtë”, tha përfaqësuesi i kompanisë turke.
Një javë më parë gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi, Presidenti i Turqisë Erdogan premtoi ndërtimin e spitalit brenda 3 muajve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta