Spitalit të Durrësit i shtohet dy autoambulanca të reja

10 Janar 2021 | 10:46

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin rajonal të Durrësit, nga ku ka nisur shpërndarja e 36 autoambulancave të reja të Urgjencës Kombëtare, tha se spitalet rajonale janë në gatishmëri për të përballur situatën e shkaktuar nga COVID-19.

Ndonëse deri tani spitalet rajonale nuk kurojnë pacientë e prekur nga coronavirus, znj. Manastirliu foli për trajtimin e pasojave të COVID-19.

“Spitali i Durrësit ka një pavion të dedikuar për këto raste dhe jemi bërë gati që në rastet e një skenari ku do duhet që të dedikohen edhe për rastet covid, ne jemi gati me stafet e trajnuara, me aparaturat jetë shpëtuese, me të gjithë setin e elementëve që kanë nevojë, qoftë barna, materiale mjekësore. Po rrisim më shumë kapacitetet për të përballuar çdo skenar që kjo pandemi mund të na sjellë”, u shpreh ministrja.

Kurse duke folur për vaksinimin kundër covid, znj. Manastirliu tha se, “do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave”, por dha asnjë datë se kur do të mbërrijnë vaksinat e para.

Spitali Rajonal i Durrësit që mbulon shërbime për më shumë se 290 mijë banorë kishte deri dje vetëm 6 ambulanca, ndërsa nga 36 autoambulanca të reja, të pajisura me pajisjet e ndihmës së shpejtë, ka përfituar dy prej tyre.

“Me flotën e 36 autoambulancave ne kemi vendosur që të rrisim kapacitetet e Tiranës, gjithashtu edhe të spitaleve rajonale dhe bashkiake. Spitali i parë ku shpërndahet flota është spitali i Durrësit, paralelisht do të vijojmë me spitalet e tjera rajonale, nga Kukësi deri në Sarandë, ku me këto autoambulanca, të cilat kanë të njëjtin standard, jo vetëm do të rrisim kapacitetet, por edhe rinovojmë kapacitetet aty ku kemi patur pika të dobëta”, tha nj. Manastirliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026