Inaugurohet spitali i ri COVID, nuk tregohen emrat e donatorëve
Kryeministri Edi Rama përuroi sot këtë spital të ri i cili do të shërbejë për të sëmurët me COVID por se kush e ka ndërtuar dhe sa ka kushtuar nuk tregohet pasi qeveria duhet të marrë autorizimin nga privati.
“Nuk kemi autorizim sot për të thënë emra. Është thjeshtë çështje etike. tani sigurisht që ka emra, sigurisht që ka dokumentacion, sigurisht që është e aksesueshme, por nëse emrat duhet thënë kjo është një gjë që duhet marrë autorizimi nga ata që kanë sponsorizuar”, tha kryeministri.
Pas një kohe të gjatë, kreu i qeverisë doli përpara mediave ku dha edhe qëndrimin e tij sa i përket masave shtrënguese dhe mundësisë së zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
“Po ekzaminojmë idenë e një zone të kufizuar vetëm në vijnë bregdetare për të pasur gjatë sezonit të verës mundësinë që të ushtrojmë fuqinë legjislative të situatës së kësaj përballje për të ndihmuar në mbrojtjen nga përhapja”, u shpreh Rama.
Pikë e nxehtë e ditëve të fundit është edhe hajpa e kufirit me Kosovën, ku për kreun e qeverisë shqiptare, masat e palës kosovare janë të tepërta.
“Mendoj që autoritetet e Kosovës kanë të gjitha mundësitë që ta lehtësojnë këtë proces për qytetarët shqiptar që shkojnë në Kosovë siç është pa asnjë kusht dhe pa asnjë kërkesë të tepër, përveç ardhjes me targa të rregullta, hyrja në Shqipëri për qytetarët shqiptar të Kosovës”, deklaroi kreu i qeverisë.
Deklaratat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu kanë bërë bujë në media, por kreu i qeverisë hodhi poshtë mundësinë e shkarkimit të tij.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, për profesionalizimin, dhe për rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar padiskutim, ka gabuar. e them pa asnjë rezervë ka gabuar. por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që ai dha se sa gjithë moralistëve të këtij vendi”, tha ai.
Spitali i ri COVID ka një kapacitet prej 100 shtretërish dhe do të shërbejë për të sëmurët me COVID që nuk janë në gjendje të rëndë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta