Sportistëve amerikanë u kërkohet të vaksinohen përpara Lojërave Dimërore Pekin 2022
Atletët amerikanë që do të marrin pjesë në Lojërat Dimërore Pekin 2022 do të duhet të jenë të vaksinuar.
Ndryshe nga Lojërat Olimpike të Tokios, që u zhvilluan këtë verë, atletëve u është thënë se vaksina është e detyrueshme për pjesëmarrjen.
Komiteti Olimpik i SHBA ka përcaktuar në udhëzuesin e saj se “shëndeti dhe mirëqënia e sportistëve do të jetë prioritet kryesor”.
Lojërat Dimërore të Pekinit zhvillohen në periudhën 4-20 shkurt dhe më tej organizohen Lojërat Paraolimpike në periudhën 4-13 mars.
“Kjo masë është marrë për të shtuar mundësinë për një mjedis më të mbrojtur të skuadrës dhe stafit, dhe për t’iu dhënë mundësinë atyre që të jenë më të përqendruar për arritjen e objektivave sportive,” – u tha nga Komiteti Olimpik i SHBA.
Sipas rregullores së vendosur nga Komiteti i Atletikës Amerikane, deri më 1 nëntor të gjithë punonjësit e grupeve sportive, stafi, atletët dhe koordinatorët për media duhet të jenë vaksinuar kundër COVID-19 për t’u përfshirë në listën paraprake të përfaqësueses.
Në rregullore parashikohen edhe raste që mund të merren në konsideratë për të pa-vaksinuarit, por atyre do t’u duhet të kryejnë në mënyrë periodike teste.
Rreth 100 nga 613 atletë që përfaqësuan SHBA-në në Tokio nuk kishin marrë asnjë dozë vaksine kundër COVID-19.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta