Spotify këshilla për COVID dëgjuesve
Spotify do të shtojë këshillat sa i takon pandemisë në emisionet radiofonike që transmetohen në këtë platforme.
Vendimi erdhi pasi këngëtari Neil Young bëri kërkesë të hiqte këngët e tij nga ky aplikacion, me pretendimin se aty jepen lajme të rreme rreth COVID-19.
Në një reagim, platforma bëri me dije se dëgjuesit do të marrin të dhëna të përditësuara nga shkencëtarët, mjekët, akademikët dhe autoritetet e shëndetit publik në mbarë botën.
Po ashtu këngëtarja Joni Mitchell tha të premten se do të hiqte këngët e saj nga Spotify në shenjë solidariteti me Young.
Rreth 270 ekspertë mjekësorë i kishin shkruar një letër të hapur Spotify në fillim të muajit janar duke kritikuar emisionin radiofonik për “promovimin e teorive të pabaza ” rreth COVID-19.
Ky emision drejtohet nga Joe Rogan, dhe shpesh herë ka pasur të ftuar skeptikë rreth pandemisë dhe vaksinimit kundër COVID-19.
Madje edhe Rogan ka thënë se të rinjtë nuk duhet të vaksinohen dhe se vetë ishte mjekuar kundër coronavirusit me një ilaç për parazitët.
Spotify, që u lançua në vitin 2008, ka më shumë se 381 milionë përdorues, duke përfshirë 172 milionë abonentë.
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve