‘Standard i dyfishtë’, kreu i FIFA-s u përgjigjet kritikëve evropianë për Katarin

19 Nëntor 2022 | 13:05

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino vuri në shënjestër kritikët evropianë ndaj Katarit, teksa deklaroi se po përdoret një standard i dyfishtë.

Infantino renditi problemet e Evropës në prag të fillimit të turneut të Kupës së Botës në Katarit, i cili prej vitesh është përballur me kritika për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e punëtorëve migrantë që ndërtuan stadiumet, shkruan Euronews Serbia.

“Ajo që ne evropianët kemi bërë për 3000 vitet e fundit, duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme përpara se të fillojmë t’u japim njerëzve mësime për moralin,” tha Infantino.

Ai tha se Katari dhe kryeqyteti Doha do të jenë gati për të pritur Botërorin, i cili pritet të jetë më i miri i zhvilluar ndonjëherë në histori.

“Sot ndihem nga Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, sot ndihem homoseksual, sot ndihem i paaftë dhe punëtor emigrant. Ajo që po ndodh aktualisht është thellësisht e padrejtë”, theksoi kreu i FIFA-s.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026