Starmer: Britania nuk është përfshirë në sulmin në Venezuelë! Do flas me Trump
3 Janar 2026 |
13:59
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer u është bashkuar liderëve botërorë që kanë reaguar lidhur me sulmet amerikane në kryeqytetin venezuelian, Karakas.
Starmer në reagimin e tij kërkon që të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump dhe aleatët e saj për të përcaktuar se cfarë ka ndodhur në Venezuelë.
Ai është distancuar nga këto sulme duke theksuar se Britania nuk është përfshirë në asnjë mënyrë.
“Dua të flas me Presidentin Trump dhe aleatët e saj rreth asaj që ka ndodhur në Venezuelë. Duhet të përcaktojmë të gjitha faktet e operacionit të SHBA-së në Venezuelë.
Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e përfshirë në asnjë mënyrë. Gjithmonë besoj në domosdoshmërinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar”, shkruan Starmer.
Lajme të Sugjeruara
Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
Shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) shkarkoi nga detyra kryeprokurorin Karim Khan të premten, thanë diplomatët për Associated Press, duke shënuar shkarkimin e parë...
“Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
Donald Trump ka thënë se bisedimet diplomatike me Iranin po vazhdojnë dhe po shkojnë “mirë”, por këmbënguli se “nuk mund të ketë armë bërthamore”. Presidenti...
Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
Presidenti Donald Trump tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të vizitojë Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme. Trump i bëri këto komente gjatë fjalimit...
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme
- 08:05 Zelenskyy paralajmëron sulm “masiv” rus brenda 48 orëve, teksa përgatitet të takohet me Trump
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente