Statuja e Arnisës në SHBA? Restauruesi: Mund të bëhej fare mirë dhe këtu

9 Gusht 2023 | 19:33

Shqetësimi i mungesës së fondeve për kërkimet arkeologjike është vënë në qendër të një debati ditët e fundit, teksa deputeti Erion Braçe ka përmendur një foto që ka bërë bujë dhe ka kërkuar fonde për gërmime.

Bëhet fjalë për një thesar arkeologjik që ndryshon historinë sipas deputetit. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të përqendrojë fondet për kërkime, duke pohuar se “statuja ‘kalorësi mbi kalë ka 2500 vite që është e jona’.

Pas tij ka reaguar historiani Auron Tare, sipas te cilit “Shqipëria nuk ka asnjë laborator për restaurimin e këtij artifakti, por edhe mijëra të tjerave që janë zbuluar këtyre dekadave”.

“Nuk kemi mundur të bëjmë asgjë që kjo statujë e mrekullueshme të kishte mundësinë të restaurohej në vendin ku u zbulua. Shumë para janë derdhur lumë për koncerte apo gjëra të tjera pa asnjë vlerë për trashëgiminë kulturore dhe nuk janë gjetur dot asnjë kacidhe për të krijuar një laborator për të restauruar këto kryevepra”, ka apeluar Tare.

Restauruesi i njohur, Frederik Stamati tha një intervistë për Euronews Albania se është absurde që statuja të çohej në SHBA për restaurim ndërkohë që ky proces mund të bëhet fare mirë në Shqipëri.

“Një objekt arkeologjik nëse lihet zbuluar pa u trajtuar në laborator, mund të shkojë deri në pluhur. Statuja ndodhet për restaurim në SHBA. Duke parë figurën, arrij në disa njohuri për mënyrën si është duke u prishur. Kam kaluar mbi 20 mijë objekte të arkeologjisë në duar. Objektet pranë detit janë të predispozuara që të prishen më shpejt”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026