Stoltenberg takon Lajçak: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

1 Tetor 2021 | 20:45

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg është takuar me të Dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen për targat midis dy shteteve.

Në reagimin zyrtar të shpërndarë për media, Stoltenberg është shprehur se mirëpret marrëveshjen e fundit për uljen e situatës së tensionuar në veri të Kosovës si dhe rrugën drejt progresit, në kuadër të Dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e BE.

“Misioni ynë i KFOR-it luan një rol thelbësor për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshje, dhe NATO mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Stoltenberg shtoi se mbetet në kontakt të ngushtë me Presidentin e Serbisë Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në lidhje me nevojën për të shmangur tensionet dhe rikthimin në dialog.

“NATO mbështet Dialogun e lehtësuar nga BE, dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, si rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike, dhe stabilitetit për rajonin”, thuhet në njoftimin e NATO.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg vlerësoi bashkëpunimin NATO-BE lidhur me Kosovën si një shembull i shkëlqyer i partneritetit strategjik midis dy organizatave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026