Strasburgu urdhëron pezullimin e dëbimit të Selami Simsek në Turqi

8 Janar 2021 | 18:16

Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të pezullojnë vendimin për të dëbuar turkun Selami Simsek.

Drejtësia evropiane ka bërë kështu sigurim padie për Simsekun, të cilit më 2 korrik autoritetet shqiptare i refuzuan kërkesën për azil politik.

Simsek e pati paditur në Gjykatën Administrative mohimin e të drejtës për azil nga Ministria e Brendshme, padi që në dhjetor u rrëzua, por sidoqoftë ai kishte si mundësi edhe apelin.

Kështu deri në pritje të vendimit të Apelit, sipas autoriteteve evropiane Simsek duhet të mos dëbohet për në Turqi.

Turku u arrestua në vitin 2019 në aeroportin e Rinasit teksa po udhëtonte tranzit për në Kanada së bashku me një të njohurin e tij, Harun Çelik. Të dy u pikasën me dokumente false dhe për këtë u dënuan me një vit burg.

Pas shlyerjes së dënimit, Harun Çelik u dëbua nga Shqipëria më 1 janar 2020, pasi i qe mohuar e drejta e azilit. Pas tij, Simsek kërkoi gjithashtu azil dhe deri më sot mbetet në qendrën e mbyllur për emigrantët në Kareç të Vorës pa e fituar ende azilin.

Në Turqi si Çelik, po ashtu edhe Simsek cilësohen anëtarë të organizatës së Fethullah Gülen, të cilin Ankaraja zyrtare e akuzon si përgjegjës për puçin e dështuar të shtetit në vitin 2016. Të dy i kanë paraqitur autoriteteve shqiptare argumente, sipas së cilave në Turqi nuk u garantohet proces i rregullt gjyqësor dhe largimin për në Kanada e shihnin si rrugë për t’iu larguar përndjekjes politike.

Autoritetet shqiptare kanë marrë vazhdimisht kritika për mënyrën se si i qasën kërkesat për azil të dy turqve. Eurodeputetë të ndryshëm kërkuan transparencë për procedurat e ndjekura, ndërkohë që në maj 2020 Organizata e Kombeve të Bashkuara nisi hetim për dyshime të mundshme në shkelje të të drejtave të njeriut.

Lexoni gjithashtu:

Gjykata Administrative rrëzon padinë e turkut që kërkoi azil politik në Shqipëri

Turku i dyshuar si “gylenist” Selami Simsek padit drejtorinë e Azilit

Çështja “Simsek”, eurodeputetët Strugariu dhe Botos: Shqipëria mos t’i shkelë të drejtat e njeriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026