Studentët italianë varin kokëposhtë kukullën me imazhin e Elon Musk
Studentët italianë nga radhët e organizatave të majta kanë varur sot një kukull me imazhin e miliarderit amerikan Elon Musk në sheshin Loreto në Milano, në vendin ku trupi i pajetë i liderit të vrarë fashist Benito Mussolini u ekspozua në mënyrë të ngjashme në vitin 1945.
Sipas mediave italiane ky reagim i studentëve vjen pasi shefi i Tesla, X dhe SpaceX, i vendosur të bashkëdrejtojë një departament të ri të efikasitetit të qeverisë për Trump, bëri dy përshëndetje të forta në Capitol Arena pas fjalimit inaugurues të Trump për mandatin e tij të dytë.
Duke iu përgjigjur një stuhie kritikash për dy gjestet, Musk tha “Sinqerisht, ata kanë nevojë për truke të pista më të mira. Sulmi ‘të gjithë janë Hitleri’ është shumë i lodhur”.
Pasi e lidhën manekinin përmbys në sheshin famëkeq milanez, kolektivi studentor ‘Cambiare rotta’ (Ndrysho kursin) tha në rrjetet sociale: “Ka gjithmonë vend në Piazzale Loreto, Elon…”.
Manekini, e bërë me një thes dhe me fytyrën e miliarderit të prerë dhe të mbërthyer, ishte varur me kokë poshtë në një portë në Piazzale Loreto.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë