Studentët në Kosovë kërkojnë heqjen e tarifave për këtë vit akademik
Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim” përmes një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos përfshirjen e kërkesave të studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Në shenjë revolte, ata para hyrjes së Qeverisë së Kosovës vendosën një pako të zbrazët, e cila kishte mbishkrimin “Ndihma e Qeverisë për Studentët”.
Dionit Kabashi nga kjo organizatë, tha se kanë bërë 13 kërkesa për largim të tarifave për vitin akademik 2020-21, por shtoi se Qeveria e Kosovës nuk gjeti mundësinë t’i përfshijë shpenzimet e studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Jemi mbledhur para Qeverisë së Kosovës e cila javën e kaluar miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike por që fatkeqësisht nuk u përshinë fare studentët e universiteteve publike të vendit. Aty askund nuk figuron fjala student. Jeni të informuar që ende pa filluar viti akademik 2020-21, jemi drejtuar me plotë 13 kërkesa të gjitha universiteteve publike, MASH-it dhe Qeverisë. Nëpërmjet këtyre kërkesave zyrtare kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim për vitin akademik 2020-21, si ndihmesë sado e vogël për të gjithë studentët, marrë parasysh krizën ekonomike si pasojë e COVID-19, që i ka prekur ata dhe familjet e tyre”, tha Kabashi, shkruan Kosova Press.
Ai shtoi më tej se kërkesa e studentëve për heqjen e tarifave për këtë vit akademik është e drejtë në këtë kohë, duke marrw parasysh se vendi po ballafaqohet me pandeminë dhe krizë ekonomike.
“Ne si SKV duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se nuk jemi dorëzuar dhe do vazhdojmë luftën tonë të drejtë për arsim pa pagesë. E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese dhe secili duhet t’i ofrohen mundësi të barabarta për arsimin, por ajo sot në këto rrethana të vështira bëhet më se e domosdoshme. Jo vetëm e drejtë, por heqja e tarifës sot është edhe nevojë sot studentët e SKV kanë vendosur pakon e zezë për shkak të keqpërdorimit që po u bëhet studentëve dhe e zbrazët për shkak se kërkesat tona nuk kanë marrë përgjigje”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta