​Studentët në Kosovë kundër mësimit online, kërkojnë rikthimin në auditore

16 Janar 2021 | 13:51

Organizata Studentore Reforma në Kosovë thotë se ka nisur peticionin online për rikthim të ndjekjes së mësimit në ambientet e universiteteve publike dhe private.

Studentët shprehen se peticionin e kanë nisur së bashku me këshillat studentore në Universitetin e Prishtinës, për faktin se nuk pajtohen me vendimin e MASH dhe MSH, që mësimi të vazhdojë online edhe në semestrin tjetër.

Ata thonë se është e papranueshme që mësimi të funksionojnë online në kohën kur masat anticovid nuk respektohen nëpër kafenetë e vendit.

Gjithashtu, ato listojnë edhe një element tjetër, kur shprehen se partitë politike po organizojnë tubime pa i respektuar masat e diktuara nga strukturat shëndetësore.

Sipas studentëve, nëse nuk merren masa për të rikthyer mësimin në auditore, ato do të organizojnë protesta masive.

“Duke i parë këto arsye, është e pakuptimtë për ne që dyert e dijes të mbyllen, teksa dyert e propagandës të mbeten të hapura. Prandaj, ju njoftojmë që peticioni nuk do të jetë forma e vetme të cilën do ta ndjekim për realizim të kërkesave tona, nëse edhe pas peticionit nuk realizohen kërkesat tona për rikthim të mësimit në formën fizike, atëherë protestat masive do të jenë të pashmangshme”, thuhet në reagimin e Organizatës Studentore Reforma. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026