Studentët në Vlorë hezitojnë të vaksinohen kundër COVID-19

11 Tetor 2021 | 13:45

Fushata e vaksinimit masiv për studentët në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë ka parë një numër të vogël studentësh të interesuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore lajmërimi i studentëve është bërë vetëm nëpërmjet mediave, ndërsa pritet që në vijim interesi të shtohet për shkak të përafrimit të nisjes së vitit akademik.

“Studentët që vijnë për regjistrim apo edhe konsultim edhe gjatë kësaj jave që nuk ka nisur mësimi mund të përfitojnë për t’i vaksinuar. Me qëllim që të kapim vendimin e ministrisë pasi siç e dini asnjë student asnjë pedagog nuk duhet të jetë i pavaksinuar në auditorë ose duhet të paraqesin testin molekular”, u shpreh, Agron Bashllari Shefi i Epidemiologjisë .

Sakaq studentët shprehen se vaksinimin po e kryejnë vetëm për të mos humbur vitin shkollor.

“Studioj për shkenca kompjuterike. Tani që mu kërkuar për shkollën po e bëj. Nëse nuk do të ishte kusht nuk do e bëja”, u shpreh një student.

“Studioj për inxhinieri mjedisi. U bë me detyrim, për të hyrë në shkollë. E kam marrë vesh nga media”, tha një tjetër.

Edhe për prindërit situata është e paqartë.

“Nuk kam shumë besim se vaksina do të bëj diçka, kemi bërë edhe herë të tjera vaksina gripi  dhe janë sëmurur edhe me simptoma. Vetëm se është me detyrim, ndryshe nuk do e kishin bërë. E kemi kaluar mjaft mirë, mjafton të marrësh masa mbrojtëse”, u shpreh një prind.

Sakaq paralelisht do të vijojë kontrolli i vaksinimit të pedagogëve, dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore. Nëse do të ketë raste të pavaksinimit, shefi i epidemiologjisë shpjegoi edhe si do procedohet.

“Të paraqesë dokumentin e vaksinimit të shkarkuar nga e-Albania. Ata që nuk duan të vaksinohen do të paraqesin çdo javë testin molekular PCR, i cili nuk do të ofrohet në institucionet shëndetësore publike, por në laboratorë privat. Personat që kanë probleme shëndetësore do të paraqesin vërtetim nga mjeku i familjes. Raportet mjekësore do të shikohen me shumë vëmendje nëse janë të sakta apo jo”, u shpreh mjeku.

Ndërsa për një javë universitetet do të jenë në dispozicion të studenteve edhe për vaksinimin, nuk dihet nëse doza e dytë e vaksinës do të kryhet serish në institucion apo në qendrat shëndetësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026