Universiteti Politeknik kalon online provimet pasi një studente dyshohet si e prekur nga COVID-19

29 Qershor 2020 | 11:22

Një studente e vitit të tretë në Universitetin Politeknik të Tiranës dyshohet të jetë e prekur me COVID-19, pasi e ëma e saj ka rezultuar pozitive.

Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari i pyetur nga Euronews Albania tha se studentja e degës Teknologji Informacioni pak ditë më parë kishte marrë pjesë në një nga provimet e zhvilluara.

Për të shmangur kontaktet e afërta rektori bëri me dije se ditën e sotme është pezulluar një nga provimet e radhës.

Andrea Maliqari tha se në vijim nuk do ketë anulim të provimeve, por po shihet mundësia që provimet të kalojnë edhe online.

Pas dyshimit se studentja mund të jetë e prekur me COVID-19 rektori bën me dije se janë dezinfektuar ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Informatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026