Studimi: Aktiviteti fizik përmirëson depresionin njëlloj si terapia

8 Janar 2026 | 19:09

Aktiviteti fizik ndihmon jo vetëm trupin por edhe mendjen. Një analizë shkencore ka dalë në përfundimin se personat me depresion mund të përfitojnë njëlloj si nga terapia psikologjike apo medikamentet edhe duke bërë aktivitet fizik.

Studiuesit analizuan 73 studime klinike, që përfshinin afro 5,000 të rritur me depresion, për të vlerësuar sa i fortë është ndikimi i ushtrimeve fizike në përmirësimin e simptomave,  dhe u pa se ushtrimet reduktojnë lodhjen, trishtimin, problemet me gjumin dhe ndjenjat e pashpresës, pa dallime të mëdha krahasuar me trajtimet tradicionale.

Autorët theksojnë se aktiviteti fizik është një opsion i sigurt dhe i aksesueshëm, veçanërisht për ata që e kanë të vështirë të ndjekin terapi ose trajtim me barna. Megjithatë, ata paralajmërojnë se numri i studimeve me cilësi të lartë mbetet i kufizuar dhe se ende mungojnë të dhëna të forta për efektet afatgjata.

Depresioni mbetet një nga problemet më të mëdha shëndetësore në botë, duke prekur mbi 280 milionë njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Studimi nuk gjeti një lloj të vetëm ushtrimi që të jetë më efektiv se të tjerët, por përfitimet ishin më të mëdha tek personat që bënin ushtrime me intensitet të lehtë deri në mesatar dhe që ndiqnin programe të kombinuara aerobike dhe force.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026