Studimi: Meteori që goditi Tokën në 2014-ën erdhi nga një sistem tjetër diellor
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se meteori që goditi Tokën në vitin 2014, erdhi nga një sistem tjetër diellor dhe për këtë arsye, është bërë objekti i parë ndëryjor i njohur deri më tani.
Komanda Hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e konfirmoi këtë duke paraqitur edhe punën e astronomëve të Harvardit, Amir Sirah dhe Abraham Loeb të cilët u morën me këtë studim.
Meteori, i emërtuar në gjuhën shkencore si CNEOS 2014-01-08, goditi bregun verilindor të Guinesë së Re më 8 janar 2014, shkruan CNN.
Sipas shkencëtarëve, meteori ka lëvizur me një shpejtësi prej 28 milje në sekondë. Kjo shifër është shumë më e lartë në krahasim me Tokën, e cila lëviz me një shpejtësi prej 18.6 milje në sekondë rreth diellit.
Zbulimi i fundit do të thotë se objekti i famshëm i njohur si Oumuamua, i zbuluar në vitin 2017, tashmë është objekti i dytë ndëryjor në sistemin tonë diellor.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë