Studimi: Pse fëmijët duhet të mësohen të menaxhojnë paratë që në vegjëli
Është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë se si ta menaxhojnë financat që në moshë të re. Një ndër vendet më të mira për të filluar është shkolla fillore, e cila nis që në vogëli dhe vazhdon si një edukatë për ata.
Edukimi herët mund të ndihmojë në përgatitjen e fëmijëve për të mësuar se si të menaxhojë financat e tyre. Nëpërmjet procesit, fëmijët mund të mësojnë për gjithçka rreth botës financiare, duke përfshirë borxhin, hipotekat, pensionet dhe buxhetet.
Shërbimi i Parave dhe Pensioneve (MaPS), një organ i hapur i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar shpreh se: “Edukimi financiar është çdo aktivitet që i ndihmon fëmijët të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që u nevojiten për të menaxhuar mirë paratë, për të marrë vendime të informuara financiare dhe për të arritur qëllimet e tyre”.
Në vitet e fundit, është bërë e qartë se të paktën një nivel bazë i edukimit financiar duhet të përfshihet në programet mësimore.
Herminone McKee, shefi financiar (CFO) në SumUp, tha për Euronews: “Ndërsa shikojmë përpara për gjeneratën e ardhshme të liderëve të rinj të biznesit dhe sipërmarrësve që hyjnë në fuqinë punëtore, bëhet gjithnjë e më e qartë se futja e njohurive financiare në një moshë të re është një komponent kyç drejt suksesit. Duke shtuar: “Pavarësisht rrjedhshmërisë dixhitale që karakterizon “Gen Z”, studimet tregojnë një mungesë shqetësuese të njohurive financiare. Shkollat dhe prindërit duhet të kujdesen që të përfitojnë nga ky brez i ri me njohuri teknologjike për të gjetur metoda inovative mësimdhënieje dhe mjete të reja teknologjike që rezonojnë me ato”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit