Stuhi në fundjavë, Mbrojtja Civile kërkesë për gatishmëri pesë prefekturave

25 Shtator 2020 | 19:22

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) u ka dërguar një shkresë pesë prefekturave të vendit ku u kërkon të marrin masa për shkak se moti do të përkeqësohet gjatë fundjavës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit prefekturat Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër do preken nga reshje të dendura shiu.

AKMC paralajmëron se reshjet e shiut dhe stuhitë në këto zona mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura, në dy ditët në vijim, dhe ka kërkuar që të kalojnë në  gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal, e të njoftohet popullsia për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje.

Sipas AKMC, pushteti vendor duhet të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026