Stuhi tropikale në Japoni, urdhër për evakuimin e 72 mijë banorëve
Stuhia tropikale “Meari” po zhvendoset përgjatë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, pasi goditi prefekturën e Shizuokës.
Stuhia goditi gjithashtu edhe rajonin e Kantos gjatë të shtunës, ndërsa e gjithë fundjava është shoqëruar me reshje të dendura shiu.
Autoritetet kanë nxjerrë një urdhër për evakuimin e më shumë se 72 mijë banorëve në disa pjesë të Shizuokës, për shkak të paralajmërimeve për përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
Zona e Tokios është përfshirë nga reshje të vazhdueshme shiu që prej mëngjesit. Autoritetet lëshuan paralajmërime për dallgë më të larta se zakonisht në zonat bregdetare të kryeqytetit japonez dhe rajonet përreth.
Stuhia Meari ka sjellë erë me shpejtësi deri në 45 metra për orë. Stuhia tashmë pritet të zhvendoset në veri të Japonisë dhe më pas në Lindje.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona
Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë
Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 10:04 Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë
- 10:00 Balla publikon pamjet e policit të plagosur nga tensionet jashtë Kuvendit: Kjo nuk është më protestë paqësore, por terrorizëm
- 09:56 Vijojnë tensionet, protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të deputetit
- 09:49 Protestuesit bllokojnë rrugët, ulen në tokë! Përplasen me policinë
- 09:43 Tensionet jashtë Kuvendit, policia shpërndan me ujë protestuesit (VIDEO)
- 09:43 Konferenca e Kryetarëve, opozita debat për mosrealizimin e Reformës Territoriale