Stuhia përmbys anijen turistike në Vietnam, 38 viktima dhe disa të zhdukur

20 Korrik 2025 | 11:20

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gjirin Halong të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys gjatë një stuhie mëngjesi të së dielës, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave, ndërsa disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Anija turistike, e identifikuar me emrin “Wonder Sea”, mbante në bord 53 persona, nga këta 48 turistë dhe 5 anëtarë ekuipazhi ndërsa incidenti ndodhi rreth orës 13:30, sipas kohës lokale në Vietnam.

Sipas një deklarate të Rojes Kufitare dhe Marinës Vietnameze, anija është përballur me një stuhi të papritur, me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, e cila goditi zonën, duke shkaktuar përmbytjen e anijes dhe humbjen e sinjalit të GPS-it.

Përmbytja thuhet se ndodhi pranë Shpellës Dau Go, një nga shpellat më të mëdha në gji. Gjiri Ha Long është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s dhe një ndër atraksionet më të frekuentuara në Vietnam, i njohur për peizazhin me ishuj gëlqerorë, i cili preket shpeshherë nga moti ekstrem.

Marina, rojet kufitare, policia dhe autoritetet vietnameze që prej mëngjesit kanë nisur një operacion të gjerë, duke përdorur 27 anije dhe dy mjete shpëtimi, megjithëse kushtet atmosferike po e vështirësojnë kërkimin.

“Kam humbur kontaktin me djalin, burrin dhe të gjithë familjen e mikut tim,” tregoi një e mbijetuar, e identifikuar si Dang Thuy Linh.

Shumica e pasagjerëve ishin familjarë nga kryeqyteti Hanoi, sipas gazetës VN Express, e cila raportoi se pasagjeri më i madh ishte 53 vjeç dhe më i riu vetëm 3 vjeç, ndër ta më shumë se 20 fëmijë.

Një djalë 14-vjeçar mbijetoi pasi qëndroi i bllokuar për katër orë brenda kabinës së anijes, ndërsa një tjetër 10-vjeçar është në gjendje stabile pas lëndimeve të marra.

Autoritetet vietnameze kanë nisur hetimet për të sqaruar nëse janë respektuar masa të duhura sigurie dhe nëse ka pasur paralajmërime për stuhinë në momentin e nisjes së anijes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026