Sulm i armatosur ndaj patrullës amerikane në Siri, tre të vrarë

13 Dhjetor 2025 | 18:16

Dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes u vranë sot në një sulm të Shtetit Islamik në Palmira të Sirisë, ndërsa mbështisnin operacionet kundër terrorizmit, njoftoi Pentagoni.

Tre të tjerë u plagosën, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell. Ministri i Mbrojtjes, Pete Hegeth, deklaroi se sulmuesi u vra nga forcat aleate.

Më herët, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA dhe një zyrtar amerikan kishin theksuar se ushtarë amerikanë dhe sirianë u plagosën sot kur një person i panjohur hapi zjarr ndaj një patrulle të përbashkët të forcave amerikane dhe siriane në Palmira.

SANA, duke iu referuar një burimi, theksoi se dy ushtarë sirianë u plagosën dhe sulmuesi i armatosur u vra.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se vizita e delegacionit amerikan në Palmira “është pjesë e një strategjie të SHBA-së për zgjerimin e pranisë së saj në Siri”, veçanërisht në zonat shkretëtirë.

Shteti Islamik kishte vendosur nën kontroll provincën shkretëtirë të Palmiras para se të mundej në 2019 nga koalicioni ndërkombëtar nën drejtimin e SHBA-së kundër ISIS-it. Pavarësisht disfatës së organizatës xhihadiste, luftëtarët e saj që janë tërhequr në shkretëtirën e gjerë siriane, vazhdojnë të kryejnë sulme sporadike.

Gjatë vizitës së presidentit të përkohshëm sirian, Ahmad al-Sara, në Uashington muajin e kaluar, Damasku iu bashkua këtij koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS-it. Forcat amerikane në Siri janë të vendosura në zonat nën kontrollin kurd në veri të Sirisë, si dhe në bazën Al-Tanf pranë kufirit me Jordaninë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026